LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Prishtinë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.M. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit A.M. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Kushtetuese thuhet se, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale që i vihet në barrë dhe ekzistojnë arsyet e bazuara se po të gjendej në liri do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në të dëmtuarin apo në dëshmitarë të rastit.


Duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, peshën e veprës penale, karakteristikat personale të pandehurit, si dhe sjelljet e tij të mëparshme, nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsërisë veprën e njëjtë apo të ngjashme penale. /Telegrafi/