LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për ish-zyrtarin e AKI-së, dyshohet për pesë vepra penale

Një muaj paraburgim për ish-zyrtarin e AKI-së, dyshohet për pesë vepra penale

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit ish-zyrtarit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, M.K., nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën dhe informatën zyrtare, zbulimin e informacioneve të klasifikuara dhe fotografimin dhe incizimin e pa autorizuar.

Në njoftim thuhet se “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në çështjen penale kundër të pandehurit M.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së, Keqpërdorimi i informatës zyrtare nga neni 416 të KPRK-së, Hyrja në sistemet kompjuterike nga neni 327 të KPRK-së, Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara nga neni 125 të KPRK-së dhe Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.


Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione të klasifikuara dhe rrezikoi sigurinë e shtetit
Lexo po ashtu Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione të klasifikuara dhe rrezikoi sigurinë e shtetit

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.K. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit M.K. paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda është mirë e bazuar, në këtë fazë të procedurës”.

Më tej thuhet se “I pandehuri M.K. dyshohet nga Prokuroria se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij, në atë mënyrë që pa autorizim ka ndërhyrë në sistemin kompjuterike të AKI-së dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprat penale të cekura më lartë”.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar të enjten një ish-punonjës të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili dyshohet se ka zbuluar informacione të klasifikuara dhe ka rrezikuar sigurinë e shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori