LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për burrin që rrahu gruan në prani të fëmijës

Një muaj paraburgim për burrin që rrahu gruan në prani të fëmijës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B për shkak se ka kryer veprat penale Lëndim i lehtë trupor.

Të pandehurit B.B i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

I pandehuri B.B më 28 qershor në Prishtinë, e kishte kanosur të dëmtuarën SH.A dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtës edhe atë në prezencën e vajzës së tyre 8 vjeçare.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, pasi që ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se, i njëjti mund të përsëris veprat penale të llojit dhe natyrës së njëjtë apo të ndryshme.