LAJMI I FUNDIT:

Një model i nivelit më të lartë i quajtur “Ultra” mund të vijë në serinë e iPhone 16

Një model i nivelit më të lartë i quajtur “Ultra” mund të vijë në serinë e iPhone 16

Vetëm pak muaj kanë kaluar prej kur gjiganti i teknologjisë Apple lansoi linjën e iPhone 15, një seri që erdhi me veçori dhe përmirësime të shumta.

Megjithatë, duke filluar nga tani thashetheme të shumta po qarkullojnë lidhur me serinë e radhës iPhone 16 që lansohet me shumë gjasa vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.


Sipas MacRumors, Apple mund të prezantojë një model tjetër të iPhone 16 të nivelit të lartë që pritet të quhet “Ultra”.

Zbulohen informacionet e para për ekranet e iPhone 16
Lexo po ashtu Zbulohen informacionet e para për ekranet e iPhone 16

Ky model “Ultra” do të jetë krahas serisë së zakonshme që përfshin katër modelet sikurse iPhone 16, iPhone 16 Plus, iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max.

Iphone 16 “Ultra” mund të vijë me përmirësime shtesë të kamerës, me një ekran më të madh dhe ndoshta edhe me një dizajnë pa port. /Telegrafi/