LAJMI I FUNDIT:

Një mjeke në SHBA gjatë asistimit në lindje, tërhoqi me forcë kokën e foshnjës – ia këputi

Një mjeke në SHBA gjatë asistimit në lindje, tërhoqi me forcë kokën e foshnjës – ia këputi

Një mjeke nga Atlanta, Georgia dhe një spital i kontesë Clayton, po përballen me një padi pasi lindja e një fëmije në korrik shkoi keq.

Në padi thuhet se mjekja Tracey St. Juliani i “këputi” kokën foshnjës gjatë lindjes, transmeton Telegrafi.

Dje, avokatët e Jessica Ross dhe të dashurit të saj Treveon Taylor, të cilët mbetën pa fëmijë, përshkruan atë që ndodhi më 9 korrik gjatë lindjes së djalit të tyre në Southern Regional Medical Center, shkruan CBS.


“Kur mitra u hap, këmbët dolën jashtë, trupi doli kurse koka ishte zhdukur. Dr. Tracey St. Julian derisa asistoi në lindje, ia kishte tërhequr foshnjën për qafe sa që ia theu kafkën, kockat e fytyrës dhe qafën”, tha Roderick Edmond, një nga avokatët e prindërve të foshnjës fatkeqe.

Çifti tani ka paditur Tracey St. Julian, spitalin dhe disa infermierë që morën pjesë në lindje. Ata akuzohen për pakujdesi të rëndë dhe fshehje të rastit.

“Ofruesit e kujdesit shëndetësor në spitalin rajonal jugor pas incidentit të tmerrshëm u thanë atyre këto gjëra dhe më pas u përpoqën të mbulonin atë që ndodhi në të vërtetë”, tha Cory Lynch, një tjetër avokat që përfaqëson çiftin.

Avokati Edmond dha detaje shtesë dhe akoma më shqetësuese për atë që ndodhi në sallën e lindjes.

“Pasi foshnja ishte mbështjellë fort, koka e tij u vendos në batanije që të dukej sikur koka e foshnjës ishte ngjitur edhe pse nuk ishte”, tha avokati.

Sipas avokatit, St. Juliani dhe stafi mjekësor në spital nuk e denoncuan ngjarjen e rëndë në polici. Prindërit morën vesh nga zyra e varrimit se foshnjës së tyre iu këput koka.

“Vetë atëherë St. Julian i tregoi familjes se çfarë ndodhi në të vërtetë. Deri në atë moment ata inkurajuan familjen që ta digjnin foshnjën. Ëndrrat dhe shpresat e tyre u kthyen në një makth”, tha avokati. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori