LAJMI I FUNDIT:

Një mësim nga “Gripi spanjoll”: Mos e ktheni lirinë e lëvizjes shumë shpejt!

Një mësim nga “Gripi spanjoll”: Mos e ktheni lirinë e lëvizjes shumë shpejt!

Distancimi shoqëror nuk e zvogëloi kuptimisht numrin e vdekjeve nga gripi spanjoll një shekull më parë sepse nuk zgjati aq sa duhet, thotë një studim i ri hulumtues që ka implikime për përgjigjen ndaj COVID-19, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, ekonomisti i Universitetit të Harvardit, Robert Barro, shkruan se “arsyeja e mundshme” mbyllja e shkollave, ndalimet në tubime publike dhe karantinat dhe izolimi në qytete të ndryshme të SHBA-së nuk shpëtuan shumë jetë është se ata “kishin një kohëzgjatje mesatare prej vetëm një muaj”.

“Mësimi për pandeminë e coronavirusit në vitin 2020 është që, për të zvogëluar vdekjet e përgjithshme, NPI-të [ndërhyrjet jo-farmaceutike] duhet të mirëmbahen për më gjatë se disa javë. Me shumë mundësi, 12 javë funksionojnë shumë më mirë sesa 4-6 javë”, citohet të ketë shkruar Barro në dokumentin e punës të Byrosë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike.

Gjithsesi, po sipas mediumit amerikan, llogaritja e Barro nuk merr parasysh humbjet ekonomike nga një mbyllje e zgjatur.

Por në një email, ai thotë se çdo rënie në prodhimin e brendshëm bruto duhet të peshohet ndaj vlerës ekonomike të shpëtimit të jetës.

Ndryshe, virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.

Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 284.033 njerëz, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 4.196.193.

Ndërsa “Gripi Spanjoll”, i njohur gjithashtu si pandemia e gripit të vitit 1918, ishte një pandemi e gripit jashtëzakonisht vdekjeprurës të shkaktuar nga virusi A H1N1.

Duke zgjatur më shumë se 12 muaj nga pranvera e vitit 1918 (hemisfera veriore) deri në fillim të verës 1919, ai infektoi 500 milionë njerëz – rreth një e treta e popullsisë së botës në atë kohë.

Numri i të vdekurve vlerësohet të ketë qenë diku nga 17 milionë deri në 50 milionë, dhe ndoshta deri në 100 milionë, duke e bërë atë një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori