Një libër i një biblioteke në New York u kthye 90 vjet me vonesë – "gjoba" e vendosur ishte befasuese

Në një librari në New York, një libër biblioteke u kthye 90 vjet pas datës së caktuar!
Libri, i titulluar "Youth and Two Other Stories" nga Joseph Conrad, fillimisht ishte planifikuar të kthehej më 11 tetor 1933.
Por biblioteka Publike Larchmont e mori librin nga Virxhinia – shumë vjet më vonë - falë një gruaje që po kalonte nëpër gjërat e njerkut të saj.
Ndërsa sa i përket tarifës për shkak të vonesës, ajo u desh të paguante vetëm 5 dollarë.
Kjo pasi që kjo thuhet të jetë gjoba maksimale në bibliotekë, pavarësisht se sa kohë është vonuar një artikull. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































