NJË LETËRURIM KËRSHËNDELLASH PREJ NJË KURVE NGA MINEAPOLISI

Poezi nga: Tom Waits Përktheu: Fadil Bajrajhej Charlie jam shtatzënë dhe po jetoj në 9 strit bash mbi një librari të pistë jashtë avenysë euklid dhe kam pushuar së droguari edhe nga whiskey kam hequr dorë e daiu im lozë në trombon në hekurudhë punon. dhe thotë se më do bile sadoqë ky fëmijë s’është i tij thotë se do ta rritë sikur të ishte i tij e ma dha unazën që e kishte bartur e ëma e tij dhe më çon në mbrëmje vallëzimi për çdo të shtune mbrëma. dhe hej Charlie në ty mendoj sa herë që kaloj pranë pompës së benzinës për shkak të grasos që e vëje në flokë dhe ende e kam atë pllakë të Little Anthony & the Imperials por dikush ma vodhi gramafonin e tash a po të pëlqen kjo? hej Charlie gati kam shkalluar pasi që Mario qe vrarë kështu që u ktheva në Omahë të jetoj me të mitë por çdonjërin që e pata njohur kishte vdekur apo ish i burgosur ashtu që u ktheva prapë në Mineapolis kësaj here besoj se do të mbetem. hej Charlie kujtoj se jam e lumtur për herë të parë qysh prej aksidentit dhe do të doja t’i kisha të gjitha ato paratë që i shpenzonim për drogë hej Charlie kujtoj se jam i lumtur për herë të parë qysh prej aksidentit dhe do të doja t’i kisha të gjitha ato paratë që i shpenzonim për drogë do t’i bleja vetes shumë vetura e asnjërën prej tyre s’do ta shisja dhe për çdo ditë, vetura të ndryshme do të vozisja krejt do varej nga disponimi im. hej Charlie pashëzotin a ke qejf ta dish të vërtetën? s’kam burrë ai s’i bie trombonit e më duhet të marrë para hua për ta paguar këtë avokat por Charlie, hej do të të hyj në punë, për fjalë të nderit kur të vjen dita e valentinit.















































