LAJMI I FUNDIT:

Një Lamborghini i rrallë është në shitje për 2.15 milionë dollarë

Një Lamborghini i rrallë është në shitje për 2.15 milionë dollarë

Lamborghini Miura, model 1971 P400 SV special, del në ankand.

Modeli i restauruar sportiv është vetëm një nga 764 modelet gjithsej në të gjithë botën dhe kjo veturë pritet të tërheqë shumë vëmendje.


Kjo është pikërisht arsyeja pse çmimi i saj do të jetë jashtëzakonisht i lartë, sepse, siç raportohet, ankandi do të fillojë me 2.15 milionë dollarë dhe kështu të arrihet super vetura e parë që do të arrijë një çmim kaq të lartë, transmeton Telegrafi.

Ky model Miura u krijua për industrialistin francez, Jacques Dembiermont.

Lamborghini Miura e tij e përfunduar nga Oro Metallizzato, doli nga linja e prodhimit në vitin 1971. /Telegrafi/