“Një Kupë e Botës II, do të ishte e madhe për vende si Shqipëria, Armenia, Aruba etj” – legjenda angleze me një ide që do të përfitonte edhe Kosova
Janë 211 kombe nën ombrellën e FIFA-s, por vetëm 80 prej tyre kanë luajtur në Kupën e Botës deri më tani dhe për këtë legjenda e futbollit anglez, Robbie Fowler, ka dhënë një ide interesante, duke thënë se do të ishte mirë që të krijohet një Kupë e Botës II.
Fowler ka shkruar, se i janë dashur vetëm më pak se 30 sekonda, për t’i gjetur disa nga lojtarët e mëdhenj që nuk patën kurrë mundësinë të luanin në një event kaq të madh të futbollit. Legjenda si George Best, Ian Rush, Ryan Giggs, Mark Hughes dhe Neville Southall, nuk arritën të ishin pjesë e Kupës së Botës.
“Kupa e Botës II. Një turne i rezervuar për vendet për të cilat ëndrra për të luajtur kundër Anglisë, Spanjës, Brazilit, Argjentinës, Gjermanisë dhe Francës në një turne madhor nuk realizohen kurrë. Do të ishte e madhe kur bëhet fjalë për rritjen e lojës”.
“Çmimi i madh për kombin fitues, mund të jetë edhe një vend në Kupën e Botës. Ideja për të zgjeruar Kupën e Botës në 48 ekipe në vitin 2026 mund të nxitet nga nocioni i admirueshëm për t’i dhënë më shumë të voglave një shans për të konkurruar”.
“Mjafton të hidhni një sy në listën e shoqatave anëtare në faqen e internetit të FIFA-s për të njohur menjëherë disa nga vendet që do të përfitonin. Afganistani, Shqipëria, Samoa Amerikane, Armenia, Aruba, Azerbajxhani – dhe këto janë vetëm me shkronjën A-të!”.
“Indonezia, Bangladeshi, Pakistani, Malajzia, Uzbekistani dhe Filipinet kanë popullsi të madhe . Le t’u japim këtyre njerëzve diçka për të brohoritur”.
“Unë e di nga përvoja ime, se njerëzit e Indisë janë fanatikë për futbollin. Është një vend me një popullsi prej 1.4 miliardë – dhe vendi çmendet sa herë që ekipi indian i kriketit del në fushë”.
“A mund ta imagjinoni histerinë që do të gjeneronte brohoritja e skuadrës së tyre në një lloj tjetër Botërori?”, shkruan Fowler për Mirror, i cili e di se planifikimi i tillë është i vështirë.
Ky lloj Kampionati Botëror, do të ishte i mirëseardhur edhe për Kosovën, kur dihet se gjasa që Kosova të marr pjesë në një event të tillë janë minimale.
Kosova zë vendin e 102-të, aktualisht në renditjen e FIFA-s. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBarcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Rashford ka refuzuar një mega ofertë vetëm për Barcelonën
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Real Madridi gati të shpenzojë një shumë të madhe parash për lojtarin kryesor të Mikel Artetas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite