LAJMI I FUNDIT:

Një kombinim perfekt i shijeve: Roladë mandarine dhe puding vaniljeje

Një kombinim perfekt i shijeve: Roladë mandarine dhe puding vaniljeje
shutterstock

Ëmbëlsirë freskuese dhe e lehtë

Për biskotën:

▪ 5 vezë
▪ 5 lugë sheqer
▪ një qese pluhur pjekjeje
▪ 5 lugë miell


Për mbushjen:

▪ 500 ml qumësht
▪ 1 puding vanilje
▪ 3 lugë miell të butë
▪ 6 lugë sheqer
▪ lëvore e një portokalli ose 1/2 luge ekstrakt
▪ 125 g margarinë

Edhe:

▪ 6-7 mandarina

Përgatitja:

Rrihni vezët dhe sheqerin me mikser dhe më pas shtoni përbërësit e tjerë për të bërë koren. Masën derdhni në një tepsi të madhe katrore të mbështjellë me letër furre dhe piqeni për 15 minuta në furrë të ngrohur më parë në 180 gradë.

Mbështilleni koren e përfunduar të nxehtë në një peshqir kuzhine të lagur, lëreni mënjanë dhe bëni mbushjen. Zieni pudingun, sheqerin dhe miellin në qumësht. Shtoni në të lëvozhgën e portokallit ose ekstraktin e portokallit.

Në masën e ftohur shtoni margarinën dhe përzieni. Përhapeni mbushjen mbi kore dhe rendisni mandarinat e qëruara përgjatë skajeve. Bëni roladë dhe lëreni të ftohen.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Chicken Kiev

Chicken Kiev

Kuzhina
Cup Cake - Dolce

Cup Cake - Dolce

Kuzhina
Crumble me molla

Crumble me molla

Kuzhina
Qofte me bizele

Qofte me bizele

Kuzhina
Makarona me mish pule

Makarona me mish pule

Oreksndjellëse
Recetë për paragjellë me të cilën Sophia Loren ka çmendur meshkujt

Recetë për paragjellë me të cilën Sophia Loren ka çmendur meshkujt

Kuzhina e huaj
Kalo në kategori