LAJMI I FUNDIT:

Një kazino sekrete zbulohet në apartamentin e politikanit rus – publikohen pamjet e bastisjes nga policia

Një kazino sekrete zbulohet në apartamentin e politikanit rus – publikohen pamjet e bastisjes nga policia

Një politikan i nivelit të lartë në Shën Petersburg ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kryetar i një prefekture komunale dhe është dëbuar nga partia qeverisëse Rusia e Bashkuar pasi një bastisje në apartamentin e tij zbuloi një kazino.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët antikorrupsion bastisën pronën e Oleg Kalyadin, me pamjet video të ndara gjerësisht në mediat sociale që tregojnë se si është thyer dera për tu futur brenda.


Dhe siç bëhet e ditur më tej, brenda ishin gjetur tavolina ruletë dhe poker, si dhe aparate të tjera të lojërave fatit.

Sipas Newsweek, në vitin 2009, kazinotë ishin të jashtëligjshme në pjesën më të madhe të Rusisë, përveç zonave të përcaktuara në rajonin Altai, Krasnodar, Kaliningrad dhe Primorsky.

Gjithashtu, thuhet se Qeveria ruse ka dhënë dritën jeshile për një zonë të re për kazino në gadishullin e aneksuar të Krimesë, me planet për një zonë të ashtuquajtur të lojërave të “Bregut të Artë” për të filluar funksionimin në vitin 2022.

Megjithëse Kalyadin pretendoi se po merrte me qira pronën dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte brenda saj, ai menjëherë dha dorëheqjen nga posti i tij si kreu i prefekturës Vedensky në rrethin anësor të Petërbogradit të Shën Peterburgut, njoftoi agjencia shtetërore RIA Novosti.

Një burim i qeverisë lokale i tha RIA-s: “Oleg Kalyadin u tërhoq si kryetar i rrethit komunal Vedensky me vullnetin e tij të lirë”. Ai kishte qenë një deputet komunal që nga viti 2004.

Ndërkohë, faqja e lajmeve Fotanka.ru raportoi se Kalyadin gjithashtu ishte dëbuar nga dega rajonale e partisë “Rusia e Bashkuar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori