LAJMI I FUNDIT:

Një kamerë kap momentin kur meteori ndriçon qiellin e Queensland të Australisë

Një kamerë kap momentin kur meteori ndriçon qiellin e Queensland të Australisë

Në këto pamje të publikuara shihet momenti kur një meteor e ndriçoi qiellin përpara se të përplaset në tokë.

Meteori ndriçoi qiellin e errësuar të Townsville në Queensland, Australi – afërsisht rreth orës 21:22 sipas kohës lokale të së shtunës sapo ai u fut në atmosferën e Tokës.

Brendon Scarr, banor i këtij qyteti ishte duke u përshëndetur me miqtë të cilët ishin duke u larguar nga shtëpia e tij kur spektakli “verbues” u shfaq përpara tyre, raporton Daily Mail, përcjell Telegrafi.


Momenti i jashtëzakonshëm u kap nga kamera e derës së tij, me meteorin i cili shfaqte ngjyra të ndritshme jeshile, të bardhë dhe të kuqe.

“Ishim të shokuar sepse qielli i errësuar u ndriçua dhe dukej se ishte bërë ditë”, tha Scarr për mediat lokale.

Një astronom amator në Townsville e quajti objektin një “meteor mashtrues” dhe tha se besonte se trupi qiellor kishte rënë diku në veri-perëndim të Queensland.

“Nuk është një pamje e zakonshme këtej rrotull, dhe personat që arritën ta shohin meteorin duhet të ndihem fatlum”, tha ai.

Në Queensland kishte raportime të shumta për pamje të dritave me ngjyra blu, jeshile, të bardha dhe madje portokalli të ndjekura nga një zhurmë e madhe në të gjithë rajonin, me qindra njerëz që përdorën rrjetet sociale për të ndarë video dhe foto. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Një ujk fotografohet “para derës së shtëpisë” - në një zonë të banuar të Cyrihut (Foto)

Një ujk fotografohet “para derës së shtëpisë” - në një zonë të banuar të Cyrihut (Foto)

Interesante
Kalo në kategori