LAJMI I FUNDIT:

Një jetë me tezgjah

Një jetë me tezgjah

Taze Lazri nisi të punonte në tezgjah kur 40 vjet më parë iu desh t’i përgatiste pajën e nusërisë së bijës. Sot është 80 vjeçe, por kjo nuk e pengon që të punojë çdo ditë me të njëjtin përkushtim.

“Tash 40 vjet e bëj këtë punë. E kam filluar ngadalë-ngadalë duke bërë shtrojca, çarçafë, jastëk etj.”, shprehet Lazri.


Nevoja për të siguruar të ardhura ishte fillimisht ajo që e nxiti të mos hiqte dorë nga ky zanat, por pavarësisht viteve që mban mbi supe, Tazja vazhdon të mos ndjejë lodhje.

“U martua vajza e pastaj fillova të punoj dhe për vete e për fëmijët”, shprehet artizanja.

80-vjeçarja nga Troshani i Lezhës nuk e ka aspak të vështirë të kombinojë fijet, ndërsa thotë se këtë punë do ta bëjë deri sa të mbyllë sytë.

“Kur s’ka njeriu para, pastaj një anë do mësoj njeriu për të ftuar ndonjë gjë. U bëra 80 vjeçe, jam mësuar duke bërë çdo gjë. Nuk e lë, kur të mbyllë sytë ndoshta e le krejt”, shprehet Lazri.

Zadrima e Lezhës është një ndër zonat që vazhdon të ruajë traditën e  larmishme të etnografisë me punime artizanale me dorë, grep dhe tezgjah. /Report TV/

Në trend Kultura

Më shumë
PERËNDITË

PERËNDITË

Poezi
POETI

POETI

Poezi
Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra

Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra "Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia"

Kulture
Romët

Romët

Kulture
ATDHEU

ATDHEU

Poezi
BABAI, BIRI

BABAI, BIRI

Poezi
Kalo në kategori