Një ishull privat në brigjet e Irlandës që mburret me tre plazhe, shtatë shtëpi dhe kafshë të egra është shitur për më shumë se 6,3 milionë dollarë - me blerësin anonim që as nuk e vizitoi vendndodhjen personalisht përpara se të fillojë blerjen.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Ishulli i Kuajve, një tokë prej 157 hektarë në jug-perëndim të territorit irlandez, u shit pas bisedimeve që u zhvilluan kryesisht përmes aplikacionit WhatsApp.


fa1 1

Blerësi (i paemëruar) evropian e pa atë vetëm në video para se ta blinte, duke u bërë i fundit në një numër njerëzish të pasur, të cilët kanë kërkuar ishuj privatë gjatë pandemisë së coronavirusit.

Siç bëhet e ditur, ishulli ofron peisazhe të gjelbërta, një shtëpi kryesore dhe disa vila pritjeje me pamje nga Oqeani Atlantik.

fa2 1

Ai thuhet se ishte vendbanim për një industri të vogël bakri gjatë shekullit të 19-të, me miniera rreth ishullit.

fa3 2

Popullsia e tij arriti në 137 njerëz në vitin 1841 por deri në vitet 1960 të gjithë banorët e saj ishin larguar, sipas agjencisë së patundshmërive “Montague Real Estate”.

fa4 1

Tani ai ofron një skelë private për tragete dhe anije, një helipad, një shtëpi lojërash dhe palestër, një fushë tenisi dhe një "shtëpi lundruese të anijeve".

Destinacioni ka gjithashtu sistemin e vet të energjisë elektrike, sistemin ujor dhe të ujërave të zeza dhe rrugë private që përshkojnë ishullin. /Telegrafi/