Një i mitur plagoset me armë zjarri në fshatin Kijevë të Malishevës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një i mitur është plagosur me armë zjarri nga një tjetër i mitur.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes tre të miturve. Dy prej tyre janë arrestuar si të dyshuar për sulmin.
“Rreth orës 15:45, një i mitur u plagos me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë,” tha Elezaj.
Policia ka sekuestruar armën e përdorur dhe, me autorizim të prokurorit, po ndërmerren veprimet e mëtejshme hetimore./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































