Disa pamje të publikuara thuhet se kanë kapur momentin kur një ‘helikopter’ ra nga qielli përpara se të përplasej në një fushë ndërsa fluturonte mbi Bolton, Angli.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, fluturakja u përfshi në telashe në Greater Manchester pak para orës 13:25, me dëshmitarë që raportojnë se dëgjuan motorin e tij të 'fikej'.


Dhe pas kësaj, piloti u detyrua të kryente një ulje emergjente përplasëse në një fushë pranë Beaumont Road, në zonën Lostock të Bolton.

Dëshmitarë okularë në mediat sociale raportuan se e panë fluturaken të 'rrotullohej' përpara se të 'binte nga qielli'.

Piloti, një burrë në të 60-at, arriti të shpëtonte vetë në mënyrë të sigurt nga fluturakja dhe nuk u raportua për ndonjë të lënduar.

Shërbimet e emergjencës u njoftuan për herë të parë për situatën në orën 13:40 të pasdites së sotme.

Një ambulancë ajrore u pa në orën 13:45 ndërsa një helikopter policie dhe zjarrfikës gjithashtu nxituan në vendngjarje. /Telegrafi/