LAJMI I FUNDIT:

Një grup ligjvënësish demokratë ka bërë thirrje për një hetim në lidhje me kompaninë e Elon Musk, Neuralink

Një grup ligjvënësish demokratë ka bërë thirrje për një hetim në lidhje me kompaninë e Elon Musk, Neuralink

Një grup ligjvënësish demokratë ka bërë thirrje për një hetim në lidhje me kompaninë e Elon Musk, Neuralink.

Kjo e fundit akuzohet për keqtrajtimin e kafshëve, sidomos majmunëve të pajisur me çip, pasi thuhet se ata vuajnë tashmë nga truri i fryrë, paraliza, kriza e depresionit.

Musk ka deklaruar se më parë asnjë majmun nuk ka ngordhur si rezultat i Neuralink.


Deklarata e tij u kundërshtua menjëherë nga ligjvënësit, të cilët thanë se kishin parë prova që kundërshtonin pretendimet e miliarderit dhe se vdekjet e majmunëve lidhen drejtpërdrejt me Neuralink dhe përpjekjet e saj për të zhvilluar teknologji implantuese të trurit.

Ndryshe, thirrja për hetim, vjen pasi kompania po kërkon të rekrutojë për provën e saj të parë njerëzore për implantet.

Ligjvënësit kërkojnë transparencë dhe hetim të hollësishëm nga autoritetet, për të mbikëqyrur etikën e eksperimenteve të bëra.

Hetimi i mundshëm do të përshkojë aspektet e mirëqenies së kafshëve, sigurisë dhe transparencës së veprimeve të Neuralink. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Pesë inovacione kyç që Samsung ka krijuar 50 vitet e fundit

Pesë inovacione kyç që Samsung ka krijuar 50 vitet e fundit

Elon Musk deklaron se ndërtimi i

Elon Musk deklaron se ndërtimi i "qytetit të banueshëm" në planetin Mars kërkon njëmijë anije kozmike dhe 20 vjet për përfundim

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Kalo në kategori