Një grua zhduket në Ferizaj, lë katër fëmijët te shtëpia e motrës

Një grua është raportuar e zhdukur të martën në Ferizaj.
Policia njofton se prindi i saj ka raportuar se ajo ka dalë nga shtëpia e motrës së saj, ku i ka lënë katër fëmijët e saj.
“Ferizaj 03.01.2023 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datë 03.01.2023 vajza e tij ka dalë nga shtëpia e motrës së saj, ku i ka lënë 4 (katër) fëmijët e saj dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































