LAJMI I FUNDIT:

Një grua shtatzënë e infektuar me coronavirus në gjendje të rëndë

Një grua shtatzënë e infektuar me coronavirus në gjendje të rëndë

Infektologu Salih Ahmeti në një konferencë për media ka bërë të ditur se në Klinikën infektive, saktësisht në kujdesin intensiv e infektuar me coronavirus ndodhet edhe një grua shtatzënë, në javën e 28 dhe  gjendja e saj është e rëndë.

Ahmeti bëri të ditur se janë duke e bërë në vazhdimësi monitorimin e gruas shtatzënë dhe janë në konsultime me mjekët tjerë të fushës.

“Po dje kemi marrë një shtatzënë, 28 javë, është gjendje të rëndë është në kujdesin intensiv”, tha Ahmeti, duke shtuar se janë në konsultime me mjekët e lëmisë, si gjinekolog, neonatolog, anesteziolog etj.


“Ne do të veprojmë duke i shfrytëzuar protokollet dhe përvojat më të mira të vendeve tjera. Dhe pa diskutim, mendimi i konsiliumit…”, tha ai.

Sipas tij, pacientja në Klinikën Infektive ka shkuar e intubuar me probleme në mushkëri, raporton Telegrafi.

Ahmeti tha se për gjithçka do të vendos konsiliumi dhe se po bëjnë krejt atë çfarë mund të bëhet.

Infektologu duke folur për gjendjen e përgjithshme me pandeminë COVID-19 në vend tha se nëse vazhdon të jetë kështu lakorja e sheshtë beson se do ta përballojnë.

“Nëse kemi një lakore kështu të sheshtë ë rasteve, besoj se do të përballojmë… Dashtë Zoti të mos kemi numër të pakontrolluar të rasteve”, tha ai, duke shtuar se sot do të lirohen edhe tre persona të shëruar nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori