Një grua ra pa ndjenja gjatë një sherri mes turistësh pranë një pishine në Ibiza

Një përleshje kaotike shpërtheu pranë pishinës së hotelit Marco Polo në San Antonio të Ibizës, ku një grua mbeti pa ndjenja pasi u godit në kokë me një karrige plastike.
Sherri nisi pasi disa turistë filluan të bërtisnin ndaj njëri-tjetrit, duke shkaktuar panik mes pushuesve të tjerë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Gjatë përplasjes, gruaja e goditur u përplas edhe me një nga burrat që nisi sherrin, i cili më pas ra në pishinë.
Një burrë tjetër u qëllua gjithashtu me karrige dhe përfundoi në ujë.
Dy burrat në pishinë vazhduan të shkëmbenin sharje me një çift që qëndronte në buzë të saj.
Njëri prej tyre sulmoi sërish duke goditur njërin në kokë me karrige.
Rojet e sigurisë dhe shpëtimtarët tentuan të ndërhyjnë, por u injoruan nga të përfshirët.
Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi mijëra banorë protestuan kundër mbingarkesës turistike në Ibiza dhe Majorka. /Telegrafi/



















































