LAJMI I FUNDIT:

Një grua bie nga një ndërtesë në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një grua bie nga një ndërtesë në Prishtinë, dërgohet në QKUK
Foto: Ilustrim

Një person i gjinisë femërore ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.


Rasti në fjalë ka ndodhur saktësisht në lagjen Mati 1 në Prishtinë, rreth orës 19:00.

Krasniqi ka thënë se njëjta është dërguar për tretman në QKUK.

“Sot më, 05.07.2020 rreth orës 19:20, policia është njoftuar se një person, (femër e moshuar) ka dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë (mbrapa furrës “Qerimi 3”). Përveç, policisë në vendngjarje kanë dalë edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, policia po merret me rastin në fjalë. /Telegrafi/