LAJMI I FUNDIT:

Një gjysmë shkrim për një gjysmë shtet!

Një gjysmë shkrim për një gjysmë shtet!

“Hajt bre se bon edhe pa ta”! Kjo është “përgjigja” më e shpeshtë që ma jep ustahu i makinës time, që mburret për përvojën e tij, ama s’e di saktë nëse zanatin e automekanikut e ka trashëguar apo e ka mësuar “tu pa e tu ba” në ndonjë punëtori të sistemit të kaluar. Asnjë pjesë që e “rregullon” ai, nuk e kthen si duhet në vend. Këtë përvojë besoj se e keni edhe ju, lexues. Sepse, kemi të bëjmë me gjysmë mjeshtër, të tillë që bulonat së paku na i japin me vete, si ngushëllim. Faleminderit prej tyre.

Rastisi të ballafaqohem edhe me gjysmë kamerierë. Jo se kam eksperienca të këqija me ta, por shpesh më mpihet dora duke e mbajtur lartë për të porositur edhe një rend pije. Se, të gjorët ata, këtë punë e bëjnë nga zori, pasi fakultetin që e përfunduan nuk po ju hynë në punë.


Njoh edhe gjysmë kompani, private e publike, të cilat në mungesë të buxhetit e më shumë të ndërgjegjes, i rrezikojnë vazhdimisht jetët e qytetarëve. A ju kujtohet aksidenti në Gjilan, i vitit të kaluar, kur nga problemet teknike një kamion la të lënduar mbi 20 qytetarë, një të vdekur e shumë dëme materiale. Tmerrohem kur e di se ka shumë kompani të tilla në Kosovë, që nuk ua bëjnë kontrollin teknik automjeteve të tyre. Kjo për shkak të neglizhencës apo kostos që nuk mund ta përballojnë. Por, mbi të gjitha për shkak të pronarëve e menaxherëve gjysmë njerëz! Mozamakeq.

Tash, kjo shprehja “gjysmë” sikur e pasqyron edhe shprehinë e të ushqyerit tonë. Gjys’-e-dy porosisim në qebaptore, gjys’ pasuli në gjellëtore, e nganjëherë edhe gjys’ kombinimi që përfshinë gullash e pasul bashkë. Në Shqipëri kishin p.sh. “specialitetin” e quajtur miqësia, me gjysmë pilaf e gjysmë pasul. Origjina ishte nga Kina, në kohën kur në Shqipëri i përshëndetnin miqtë kosovarë e vëllezërit kinezë. Sepse, dashuria për ideologji për pak sa nuk e krijoi edhe gjysmë shqiptarin!

E, kur jemi te shqiptari, mund të cilësohemi edhe si gjysmë qytetarë. Sepse, e kemi shprehinë që të ankohemi e të kritikojmë, por askush nuk e merr mundin të bëjë diçka për të mirën e përgjithshme. Pra, e dimë se ku qëndron problemi, por për zgjidhje nuk angazhohemi.

Për të gjitha këto, mendoj se burimi i problemit qëndron në faktin se kemi gjysmë shtet. Në mungesë të përkrahjes dhe investimeve, e të instalimit të një sistemi të përgjegjësisë dhe të llogaridhënies, gjithçka funksionon sipas rezonit të automekanikut tim. “Hajt se bon edhe khty’”! Gjys’-gjys’! Gjysma kështu e gjysma ashtu. E meqë unë jam te njëra gjysmë në gjysmë shtet, thash ta shkruaj edhe këtë gjysmë artikulli!

(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori