LAJMI I FUNDIT:

Një gjinekologe nga Shqipëria për gratë e Shuto Orizares (Video)

Një gjinekologe nga Shqipëria për gratë e Shuto Orizares (Video)

Në ambulancën e Shuto Orizarës së Shkupit, nuk ka gjinekolog prej vitesh.

Pllaka kur dikur ka pasur gjinekolog tani është e shkatërruar tërësisht.


“Në ambulancën në Shuto Orizarë më shumë se 10 vite nuk ka gjinekolog. Edhe pse është lajmëruar se do të vjen gjinekologia Vjollca Mbiara, ajo ende nuk ka filluar me punë. Sipas personelit është duke u rregulluar hapësira ku do të punon gjinekologia.”

Kjo është edhe një nga arsyet se pse gratë e kësaj komune nuk shkojnë te gjinekologu, meqë e kanë të vështirë të gjejnë gjinekolog amë të lirë në ambulancat e komunave tjera.

“Nuk ka mjek dhe duhet me intervenime të gjejmë gjinekolog amë. Unë njëherë kam shkuar në Zhelezarë dhe pagova 1 mijë denarë dhe më nuk kamë shkuar. Tani ka pesë ose 6 vite që nuk kam shkuar. Nuk ka ku të shkosh të gjithë me para dhe rimë në shtëpi. Se a do të ketë apo jo gjinekolog kjo tani më me vite nuk ka, mund të them se 15 vite”, tha Ramiza Bekir, banorе е Shuto Orizarës.

Një burrë thotë se është e domosdoshme të ketë në Shuto Orizarë gjinekolog, sepse harxhimet për të shkuar jashtë vendbanimit të tyre janë të mëdha.

“Me të vërtetë është e nevojshme, edhe pse jam i gjinisë mashkullore, por gruan e dërgoj në gjinekolog diku tjetër. Për këtë është e mjerueshme se këtu nuk ka tani e një kohë të gjatë. Mendoj se k]duhet të ketë sepse jetojmë në shekullin 21, kurse në shuto Orizarë nuk ka gjinekolog, është e turpshme”, tha Vrobe Shabanovski, banor i Shuto Orizarës.

Besim Koka drejtor i Shtëpisë së Shëndetit të Bit Pazarit thotë se kanë mbaruar pjesën e procedurës që i takon atyre, ndërsa tani procedura ka kaluar te Ministria e Shëndetësisë.

“Ne procedurat në lidhje me kontratën për koncesion e kemi mbaruar te Shtëpia e Shëndetit, si dhe për pjesën e renovimit dhe përgatitjen e objektit, ndërsa procedura tjetër kalon në Ministrinë e shëndetësisë dhe Fondit të Shëndetësisë. Zakonisht procedura zgjat një apo 2 javë”, u shpreh Beesim Koka, drejtor i shtëpisë së shëndetit Bit Pazar.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se problemi i vetëm në këtë procedurë ka qenë verifikimi i diplomës së mjekes, Vjollca Mbiarës. Prej atje shtojnë se e gjithë procedurë administrative në lidhje me këtë çështje, është e përfunduar nga ana e tyre, dhe tani mbetet që Oda e Mjekëve ti japë mjekes licencë për punë. Ministria e Shëndetësisë dhe Oda e Mjekëve kanë kontaktuar, dhe tani pritet që javën e ardhshme ordinanca gjinekologjike në Shuto Orizarë të fillojë me punë./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori