Emri i tij në përkthim do të thotë "shkëmb i çuditshëm"

Mund ta hasni në Kummakivi, që do të thotë shkëmb i çuditshëm në finlandisht, nëse ecni nëpër një pyll të dendur në pjesën perëndimore të Ruokolahti në Finlandën Juglindore.


Quhet i çuditshëm - ky shkëmb ka një arsye - domethënë - ai ka balancuar mbi gurin për rreth 11.000 vjet duke e sfiduar gravitetin, transmeton Telegrafi.

Legjenda ka një shpjegim për këtë fenomen, ndërsa shkenca ofron një tjetër. Është e vërtetë që asnjë nuk është vërtetuar.

Sipas legjendës, ky shkëmb u vendos mbi gur nga gjigantët; ndërsa gjeologët ofrojnë një shpjegim shkencor - akullnajat.

Meqenëse ky nuk është shkëmbi i vetëm balancues në botë, shkencëtarët besojnë se akullnajat e lanë atë pasi u tërhoqën para më shumë se 8.000 vjetësh.

Mirëpo, askush nuk e ka shpjeguar ende pse ai nuk ka rënë deri tani.

Shihni videon:

/Telegrafi/