LAJMI I FUNDIT:

Një fëmijë mund të mbytet në pishinën e shtëpisë në më pak se 30 sekonda

Një fëmijë mund të mbytet në pishinën e shtëpisë në më pak se 30 sekonda

Pishinat e vogla në shtëpi për fëmijët mund të jenë, nëse nuk mirëmbahen siç duhet, një çerdhe e vërtetë bakteresh dhe kërpudhash, por në disa raste edhe vende tragjedie

Sipas disa statistikave botërore, mbytja është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes së fëmijëve në botë, dhe shumica e tragjedive ndodhin në pishina të vogla shtëpie, të cilat prindërit i konsiderojnë të sigurta për shkak të ujit të cekët.


Ekspertët theksojnë se një fëmijë i vogël mund të mbytet në më pak se 30 sekonda në një pishinë ku uji është vetëm rreth 20 centimetra i thellë. Fëmija mbytet, në heshtje, pa bërtitur, pa qarë, dhe pa kërkuar ndihmë, transmeton Telegrafi.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që pishinat e tilla të mbrohen maksimalisht, në atë mënyrë që fëmija të mos jetë në gjendje të shkojë në pishinë vetë, dhe kjo në përgjithësi nuk bëhet.

Fëmija bërtet kur rrëzohet, por kur mbytet – nuk dëgjohet sepse uji hyn në rrugët e frymëmarrjes dhe ndodh ngufatja, ai lufton për të marrë ajër dhe nuk ka zë.

Rrethoni pishinën, mos lini lodra në to

Mjekët theksojnë se për shkak të gjithë kësaj, janë kundër përdorimit të pishinave të tilla ose me kujdes maksimal, që do të thotë se ato duhet të jenë të rrethuara dhe të vështira për t’u arritur për fëmijët. Ose të mbuluara.

Më e keqja është nëse fëmija bie dhe humb ndjenjat në të, sepse mjekët ndonjëherë janë të pafuqishëm në situata të tilla.

Ndihma e parë do të ishte ta nxirrni fëmijën nga pishina sa më shpejt të jetë e mundur, dhe ta ktheni përmbys për të nxjerrë ujin nga stomaku dhe nga rrugët e frymëmarrjes.

Një ambulancë duhet të thirret sa më shpejt të jetë e mundur, por për fat të keq, as mjeku nuk do të jetë në gjendje ta shpëtojë nëse reagohet vonë. Ata thonë se një fëmijë mbytet në 20 deri në 30 sekonda.

Pra, nëse mundeni, rrethojini ato pishina, mos lini lodra në to. Mjafton që fëmija të fillojë të kërkojë një lodër që e ka harruar në pishinë, dhe të ndodhë një tragjedi e madhe.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori