Një familje nga Strumica aksidentohet në SHBA, vdes një grua

Një familje pesëanëtarëshe nga Strumica ka pësuar aksident të rëndë komunikacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga shkaqe ende të panjohura, automjeti i familjes Donev është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga në Nashville në shtetin Tennesee.
Në aksident, ka vdekur Violeta, 41 vjeçare, kurse është lënduar rëndë burri i saj. Tre fëmijët janë lënduar gjithashtu, por lehtë.
Një aksion humanitar është inicuar në SHBA për të ndihmuar këtë familje./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































