Përfaqësuesja e Kosovës tani e disa muaj ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit të zviceranit Bernard Challandes.

Shumë emra janë përfolur për ta marrë drejtimin e Kosovës, por deri më tani ende nuk ka asgjë.


Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë ditë më parë se mbi 50 emra të trajnerëve të njohur i janë ofruar FFK-së përmes menaxherëve të ndryshëm.

Nga Felix Magath te Gianni de Biasi apo Marco Van Basten janë disa nga emrat e përfolur.

Jens Keller 1

Por së fundmi Telegrafi ka marrë vesh se në FFK-së i është prezantuar edhe një trajner me përvojë jashtëzakonisht të mirë në futbollin gjerman.

Fjala për për Jens Keller, trajnerin 51-vjeçar që ka drejtuar skuadra të mëdha në futbollin gjerman.

Jens Keller 8

Keller e ka nisur te Stuttgarti, derisa ka drejtuar edhe Schalke 04, Union Berlin, Ingolstadt dhe së fundmi Nurnbergun.

Gjermani në Stuttgart qëndroi për dy muaj, ku i drejtoi ata në 13 ndeshje gjatë vitit 2010.

Ndërkohë ai mori drejtimin e Schalke 04 në dhjetor të vitit 2012 dhe qëndroi për dy vite, ku drejtoi gjigantin gjerman në 76 sfida. Pas Schalkes,

Jens Keller 5 scaled

Keller shkoi në kryeqytet ku për një vit ishte në krye të Union Berlinit duke qenë trajner i tyre në 54 sfida, derisa në 12 sfida ishte trajner edhe te Ingolstadt.

Aventura e fundit e Keller ka qenë tek një skuadër legjendare gjermane si FC Nurnberg ku qëndroi për një vit dhe i drejtoi ata në 21 ndeshje.

Nga viti 2020 Keller është i papunë dhe tani po pret nëse do ta marrë drejtimin e Kosovës, pasi është një trajner që i plotëson kushtet që FFK ka kërkuar.

Jens Keller 4

Telegrafi ka mësuar se tani CV e Keller është në zyrat e FFK-së dhe ai është prezantuar nga menaxheri kosovar Urim Sejdiu në bashkëpunim me Wim Vogel nga kompania e njohur menaxheriale SPM Sportmanufaktur.

Gjithsesi përpos Keller, në tavolinën e presidentit të FFK-së, Agim Ademi janë edhe shumë emra, derisa ai pritet të vendos në fillim të muajit për trajnerin e ri. /Telegrafi/

telegrafi sport app