LAJMI I FUNDIT:

Një e-mail i dërguar nga një punëtore te Jeff Bezos zbulon mangësitë e sistemit të pagave, Amazon fillon hetimin

Një e-mail i dërguar nga një punëtore te Jeff Bezos zbulon mangësitë e sistemit të pagave, Amazon fillon hetimin

Një e-mail i dërguar Jeff Bezosit nga një punëtore e Amazonit, ka ekspozuar mangësitë e sistemit të pagave të kompanisë.

Tara Jones, një punëtore në Oklahoma, i dërgoi e-mail Bezos në vitin 2020 për t’i thënë se po paguhej më pak se 90 dollarë nga 540 dollarë që duhej të merrte në muaj.


“Jam duke u vonuar me pagesën e faturave, sepse ekipi i pagave është ngatërruar [me mua]. Po qaj ndërsa shkruaj këtë e-mail”, shkroi Jones në e-mailin e saj, përcjell Telegrafi.

The Times intervistoi personelin e Amazonit dhe rishikoi dokumentet e brendshme që treguan se kompania më pas zbuloi se po zëvendësonte disa punëtorë që ishin në pushime, duke përfshirë pushimin mjekësor. Problemet zgjatën të paktën një vit e gjysmë dhe potencialisht u prekën deri 179 degë të Amazonit.

Një tjetër punëtor i quajtur James Watts, është shprehur se pagesat për aftësinë e tij të kufizuar u ndaluan për disa muaj.

Po ashtu, punëtorët aktualë dhe ish-punonjësit e burimeve njerëzore i thanë The Times se punëtorët që përballeshin me probleme mjekësore u pushuan automatikisht nga softueri i regjistrimit në Amazon pasi ngatërroi lejen e tyre për mungesa. /Telegrafi/