LAJMI I FUNDIT:

Një ditë pasi del nga spitali, 17-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

Një ditë pasi del nga spitali, 17-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali
Foto: Ilustrim

Një 17-vjeçare shqiptare Aurora Grazini është gjendur e vdekur në shtëpi pasi doli nga spitali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Viterbo të Lacios, Itali.

Ajo u gjet e vdekur nga prindërit e saj në dhomë, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e saj mund të jetë bërë edhe Ministria e Shëndetësisë, pas u lirua nga spitali Belcolle.


A. G. kishte disa ditë që nuk ndihej mirë dhe para dy ditësh (14 shkurt) prindërit e saj e kishin dërguar në spital.

Pas qëndrimit një ditë në spital, 17-vjeçarja është dërguar në shtëpi.

Sipas informacioneve, ajo ishte prekur nga gripi, por ishte parë e trishtuar pasi sapo ishte ndarë nga i dashuri.

Për vdekjen e saj tashmë është hapur një hetim dhe pritet që autopsia të nxjerrë rezultate të cilat do të hedhin dritë mbi ngjarjen. /Ora News/