LAJMI I FUNDIT:

Një ditë e rëndësishme në shkurt 2024 për ndryshime në dashuri!

Një ditë e rëndësishme në shkurt 2024 për ndryshime në dashuri!
shutterstock

Horoskopi zbulon – tri shenja presin stuhi emocionesh!

Hëna e Re më 9 shkurt 2024 mund të jetë një pikë kthese në fushën e dashurisë!


Astrologjia zbulon se tri shenjat e horoskopit i presin ndryshime dramatike dhe ja cilat janë ato!

Dashi

Hëna e Re zhvillohet në fushën tuaj të miqësisë dhe sundimtari i shenjës suaj, Plutoni, do të lidhet me Diellin dhe do t’jua sjellë iniciativën në marrëdhënie. Ndoshta ju nuk e njihni veten, sepse Urani është në sektorin e vetëvlerësimit dhe mund të shkaktojë ndjenja aq të forta sa të ndieni fizikisht një shpërthim të madh energjie. Do të keni ndjenjën se e gjithë jeta juaj fillon të dridhet nga kjo dashuri.

Njohja me shumë mundësi do të jetë në një vend publik, që mund të lidhet me punën në ekip ose me bashkëpunëtorët e ngushtë, transmeton Telegrafi.

Demi

Hëna e re ndodh në fushën tuaj të karrierës. Ndoshta është një njohje nga puna ose vetë romanca do jetë me një person që është në një pozicion më të lartë se ju. Sundimtari i fushës së marrëdhënieve, Plutoni, fillon një cikël të ri 20-vjeçar për ju, i cili do të sjellë një transformim të plotë të mënyrës se si i shihni marrëdhëniet. Do të dëshironi të keni më shumë liri dhe vetëbesim, dhe gjëja më interesante është se pikërisht këtë do ta ndjeni në shkurt!

Tri shenja të horoskopit kanë problem me njerëzit që i rrethojnë: Periudha kritike për komunikim zgjat deri më 10 shkurt
Lexo po ashtu Tri shenja të horoskopit kanë problem me njerëzit që i rrethojnë: Periudha kritike për komunikim zgjat deri më 10 shkurt

Luani

Hëna e Re po ndodh në fushën e partnerit, që do të thotë se mund të sjellë një njohje fenomenale që do t’ju ndryshojë tërësisht jetën. Puna është se sundimtari juaj, Dielli, do të jetë në lidhje me Plutonin në katrorin e Uranit. Mund të ndikojë në të gjithë jetën tuaj, si një valë pasionante! Ndoshta gjithçka do të ndodhë në rrethana të pazakonta, në një udhëtim ose do të dashuroheni me një person me të cilin as nuk e prisnit zhvillimin e një marrëdhënieje. /Telegrafi/