Solidarizimi dhe sensibilizimi mes njerëzve bëjnë që festat të marrin ngjyrë tjetër dhe të jenë më kuptimplotë. Ngrohtësia e festave të fundvitit dhe dashuria që pranojmë është rezultat i asaj që ne bëjmë me kujdes dhe dashuri për njëri tjetrin. “Një dhuratë, një buzëqeshje më shumë!” është nisma e ndërmarrë nga GALERIA Shopping Mall dhe Kryqi i Kuq për të grumbulluar dhurata për personat në nevojë me rastin e festave të fundvitit.
Dhurata mund të përmbaj atë që ju mendoni se do e gëzonte dikë. Pakon që ju mund ta dhuroni do të sjell buzëqeshje në fytyrën e dikujt, mjafton produktet të jenë në gjendje të mirë dhe të përshtatshme për tu përdorur, si: ushqimore, rrobat të ngrohta, mbathje, çanta, libra, lodra për fëmijë, produkte kujdesi, të holla, etj..
Nisma “Një dhuratë, në buzëqeshje më shumë!” ka për qëllim që të dhuroj buzëqeshje në fytyrën e një fëmije të braktisur, një nëne të vetëushqyese, ose një familje që jeton në kushte të vështira ekonomike. Ndërsa me pakon që secili prej nesh mund ta përgatis me përkushtim që të shpërndaj dashuri tek pranuesi i dhuratës. Ju mund të shkruani edhe fjalë të bukura, mesazhe inkurajuese dhe urime për një vit të ri me mundësi të reja.
Kartolinat që mund t’i vendosni në dhuratë, ato mund të sjellin ndjenjë dhe përçojnë dashuri duke i bërë të rëndësishëm edhe ata që mendojnë se janë harruar nga një pjesë e shoqërisë.
Dhuratën tuaj mund ta dorëzoni në qendrën tregtare GALERIA në Prizren, nga data 18 dhjetor deri më 28 dhjetor, çdo ditë të javës, në shtandin e vendosur në katin 0. Të gjitha dhuratat do të grumbullohen, dhe do të dërgohen në shtëpitë dhe adresat e atyre që kjo pako do t’i lumturoj me rastin e festave të fundvitit. Vullnetarët e Kryqit të Kuq do të përkujdesen për çdo dhuratë që do të dërgohet të pranohet në adresën e duhur.
Një dhuratë nga ti, më shumë dashuri që të buzëqesh secila familje dhe shtëpi me atë që ke për të dhuruar ti!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City