LAJMI I FUNDIT:

Një definicion i ri i stilit për femra, Oxxo, në Abi Çarshia

Një definicion i ri i stilit për femra, Oxxo, në Abi Çarshia

Oxxo është një prej brendeve më të dashura, që ka një stil unik por në të njëjtën kohë është edhe gjithëpërfshirëse.

Brendi atraktiv i veshmbathjeve, çantave dhe aksesorëve, Oxxo, do të jetë prezent në vendin tonë. Për këtë, jo rastësisht është zgjedhur ABI Çarshia, ikona e re e shopingut shqiptar që gjendet në Prizren.

Në lokalin e parë të hapur në vend në ABI Çarshia, vajzat nga grupmosha 16 deri 35 vjet, do të mund të gjejnë koleksionet si dhe modelet më të reja të brendit Oxxo.

Me dizajnet origjinale dhe shumëngjyrëshe, Oxxo, synon që të plotësojë të gjitha pritjet e konsumatorëve me çmimin e volitshëm dhe kualitetin e lartë të produkteve.

Oxxo ka një ekip të madh të dizajnerëve, ku shikojnë me mprehtësi atë që ndodh në pasarelat botërore dhe krijojnë temën në harmoni me stilin e brendit.

Tashmë brendi i njohur botëror, shumë i dashur për femrat, Oxxo, do të hapë lokalin e parë në Prizren, në qendrën tregtare, ABI Çarshia.

Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare të Oxxo në Facebook. /Telegrafi/

Artikull i Sponsoruar

Artikull i sponzorizuar