David Lee Niles, 72 vjeç, nga Wyoming, SHBA, ndërroi jetë në 2006 dhe askush nuk e dinte se si.

Niles po luftonte me depresionin dhe kancerin kur shkoi të takohej me një mik për një pije në Jake's Bar në Byron Township, Michigan, SHBA.


Shoku i tij raportoi se Niles u ngrit papritur dhe doli nga bari pasi u ankua se nuk ndihej mirë.

Kjo ishte hera e fundit që ai u pa gjallë dhe asnjë gjurmë e tij nuk u gjet kurrë, madje as vetura.

Kjo deri në nëntor të vitit 2015.

Brian Houseman po dekoronte një pemë Krishtlindjesh pranë vendit ku Niles ishte zhdukur, kur vuri re një formë të çuditshme në një pellg aty pranë.

Ai dyshonte se mund të ishte një veturë.

Zbulimi tronditës e la Houseman me një ndjesi të pakëndshme.

Ai kontaktoi Departamentin e Sherifit të Qarkut Kent, i cili përdori Google Earth për të marrë një pamje satelitore të pellgut nga lart.

Nga Google Earth, skica e një veture, të zhytur në ujë, ishte qartë e dukshme.

Një ekip zhytësish u dërgua dhe brenda pellgut u zbuluan mbetjet skeletore të një burri.

Analiza e ADN-së më vonë e konfirmoi se ai ishte David Lee Niles.

Edhe pse shkaku i vdekjes nuk u përcaktua zyrtarisht, policia përjashtoi mundësinë e një akti të paligjshëm dhe sugjeroi se ishte ose një aksident ose vetëvrasje. /Telegrafi/