LAJMI I FUNDIT:

Një burrë në Sidnei ‘ua bllokoi rrezet e diellit, fqinjëve’ me një gardh të lartë 5 metra – thotë se e ndërtoi për shkak të ‘mërzisë’ së shkaktuar nga COVID-19

Një burrë në Sidnei ‘ua bllokoi rrezet e diellit, fqinjëve’ me një gardh të lartë 5 metra – thotë se e ndërtoi për shkak të ‘mërzisë’ së shkaktuar nga COVID-19

Një burrë nga Sidnei ka fajësuar mërzinë e bllokimit dhe një ‘shpërthim të Covid-19’ për ngritjen e një muri privatësie prej rreth 5 metrash të lartë në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fqinjët e kanë pagëzuar gardhin “Muri i Madh i Chester Hill”, pas periferisë jugperëndimore ku pronari i shtëpisë Ali mendonte se nuk po kishte privatësi të mjaftueshme.

Muri – që është tre herë më i madh se një gardh normal kopshti – ka ndezur një grindje pasi vendasit pretendojnë se pengon diellin të arrijë në shtëpitë e tyre.


Ali nga ana e tij i ka quajtur fqinjët e tij ‘të çmendur’ për shkak se e futën në telashe me këshillin pasi ai ndërtoi atë pa leje.

Muri u shfaq për herë të parë në korrik ndërsa Sydney u zhyt në një tjetër bllokim për shkak të rasteve të identifikimit të variantit Delta.

Ali tha: “Epo, kur je ulur në shtëpi dhe nuk të lejohet të shkosh askund dhe fqinjët po të shikojnë, ti thua: e di çfarë? Unë do të ndërtoj një mur të tillë”.

Sidoqoftë, muri është dekoruar bukur në anën e Aliut me drita LED dhe ai e krahason atë me “një galeri arti”.

Por pjesa e pasme që ka përballë fqinjët është plot me tela dhe gozhda.

Ali pretendon se kishte ndërmend të dekoronte të dyja anët, por hoqi dorë për shkak të ankesave që mori.

Muri u ndërtua në vend të një sërë pishash për të cilat Ali thotë se ishin po aq të larta sa gardhi.

Ai pretendon se iu desh t’i priste sepse ishin kalbur, por fqinjët thonë se ato dukeshin ende të shëndetshme.

Dëshmitarët thanë se muri ‘i shëmtuar’ u ngrit në më pak se një javë, me një ekip që punonte për të krijuar strukturën në formë L. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Fun
Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Virale
Kalo në kategori