LAJMI I FUNDIT:

Një burrë në SHBA pranoi krimin dhe kaloi 28 vjet burg, por u vërtetua se ishte i pafajshëm

Një burrë në SHBA pranoi krimin dhe kaloi 28 vjet burg, por u vërtetua se ishte i pafajshëm

Një burrë i cili i kaloi 30 vite në burgim për rrëmbim, plaçkitje dhe përdhunim është shpallur i pafajshëm dhe është liruar, kanë bërë të ditur gjykatësit e qarkut të Los Angeles.

Testi i ADN-së ka luajtur rol kyç në lirimin e Gerard Cabanillas, thuhet në kumtesën e zyrës së gjykatës, transmeton Telegrafi.


Çështja e Cabanillas është rishqyrtuar nga Njësia e Integritetit të Dënimeve dhe një gjykatës javën e kaluar rrëzoi vendimin, e gjeti Cabanillas faktikisht të pafajshëm dhe urdhëroi lirimin e tij të përhershëm.

“I kërkoj falje Cabanillas për dështimin e drejtësisë dhe dështimin e sistemit tonë të drejtësisë penale”, tha Prokurori i Qarkut George Gascón.

Në procesin gjyqësor thuhej se Cabanillas në vitin 1995 kishte sulmuar një çift që po qëndronte brenda një veturë të parkuar në qytetin South Gate. Ai u dënua më 1996 dhe i kaloi 28 vite në burg.

Kishte pranuar se njëri nga dy burrat e armatosur që iu afruan çifti, kishin nxjerr nga vetura burrin kurse gruan e kishin dërguar në një shtëpi të braktisur ku të dy e kishin përdhunuar.

Viktimave të sulmit iu prezantua rrëfimin i tij dhe identifikuan Cabanillas nga fotografitë. Por më vonë ata shprehën dyshime në gjykatë dhe thanë se ishin nën presion për ta identifikuar atë, sipas Projektit të Pavarësisë së Kalifornisë, i cili përfaqësonte Cabanillas.

Testi i ADN-së në aksesorët e përdorur për përdhunimin tregoi se sulmi ishte kryer nga dy persona të tjerë, njoftoi Projekti i Pavarësisë.

Ata shtuan se asnjë i dyshuar tjetër nuk u arrestua kurrë, edhe pse një burrë më vonë pranoi një nga krimet. Autoritetet konfirmuan se një çift tjetër në një veturë në të njëjtën zonë u plaçkit dy ditë më vonë.

“Rrëfimet e rreme janë një nga shkaqet kryesore të dënimeve të gabuara në Shtetet e Bashkuara. Policia lejohet të gënjejë të dyshuarit, duke përfshirë premtimin për butësi nëse personi rrëfen. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi këtu dhe, nëse nuk do të ishin provat e ADN-së, Gerardo do të kishte kaluar pjesën tjetër të jetës së tij në burg. Ne jemi të emocionuar për shkak të Gerardit dhe familjes së tij, që e vërteta më në fund e ka lënë të lirë”, tha Alissa Bjerkhoel, drejtoreshë e Projektit të Pavarësisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Amerika
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Azia
Kalo në kategori