LAJMI I FUNDIT:

Një burrë në Grac të Austrisë “surprizohet” nga një gjarpër që doli nga guaska e tualetit – përfundon në spital

Një burrë në Grac të Austrisë “surprizohet” nga një gjarpër që doli nga guaska e tualetit – përfundon në spital

Një burrë u dërgua në një spital në Graz të Austrisë pasi u kafshua nga pitoni i një fqinji ndërsa ishte ulur në një guaskë tualeti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një incident i çuditshëm ndodhi këtë mëngjes dhe pitoni arriti tek fqinji përmes tubave të kanalizimeve.


Siç shkruan “Krone”, pitoni, me gjatësi rreth 1.5 metra, i shpëtoi pronarit dhe me shumë mundësi u fut në tubat e ujit.

Ende nuk dihet se si, por ai arriti të mbërrinte në guaskën e tualetit në banesën e fqinjit dhe ai kafshoi burrin fatkeq këtë mëngjes kur ai shkoi në tualet.

Si pasojë, shpëtimtari Werner Stangl mori një telefonatë nga autoritetet që ai të kapte një piton në një apartament.

Ndryshe, më parë, të gjithë ishin evakuuar nga banesa.

Stangl e gjeti gjarprin në tualet, duke u përpjekur të hynte sërish në tubin e kanalizimeve.

Ai tha se kjo nuk ishte aspak e lehtë dhe se pastaj ai menjëherë lau gjarprin.

Sipas mediave, austriaku fatkeq u dërgua në spital, por nuk u lëndua rëndë gjatë kafshimit, por përvoja ishte sigurisht shumë e frikshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori