LAJMI I FUNDIT:

Një burrë jetoi gjashtë muaj në një qendër tregtare në Shangai

Një burrë jetoi gjashtë muaj në një qendër tregtare në Shangai

Një burrë arriti t’u shmangej rojeve të sigurisë duke jetuar rehat në një qendër tregtare në Shangai për gjashtë muaj.

Ai kishte vendosur një tendë, tavolinë, kompjuter dhe një karrige përfundi shkallëve dhe kaloi pa u vënë re, pavarësisht se endej çdo ditë për të karikuar pajisjet e tij, transmeton Telegrafi.


Një roje sigurie e ka hasur në të vërtetë muaj më parë, por e la të qëndronte për keqardhje kur burri pretendoi se “kishte nevojë për një vend për të studiuar”.

Por më 30 tetor, megjithatë, një tjetër roje e pa burrin dhe e arrestoi. /Telegrafi/