LAJMI I FUNDIT:

Një brazilian goditi me helmetë sulmuesin që theri me thikë pesë persona në Dublin, qytetarët e shpërblyen me mbi 300 mijë euro

Një brazilian goditi me helmetë sulmuesin që theri me thikë pesë persona në Dublin, qytetarët e shpërblyen me mbi 300 mijë euro

Braziliani, i cili punon si shpërndarës picash në Dublin, ndaloi një sulmues që theri me thikë pesë persona, tre prej të cilëve ishin fëmijë, duke e goditur me helmetë të motoçikletës.

Caio Benicio (43) rrezikoi jetën për të ndihmuar në përfundimin e gjakderdhjes në të cilën pesë persona u plagosën në sheshin Parnell East, pranë shkollës fillore irlandeze, Gaelscoil Cholaiste Mhuire.


“Ishte instinkt i pastër dhe gjithçka përfundoi në sekonda. Ai ra në tokë, unë nuk pashë se ku shkoi thika dhe njerëz të tjerë hynë brenda”, tha ai për The Journal.

Kaos në Dublin pas sulmit të armatosur - protestuesit djegin autobusë, tramvaje dhe automjete
Lexo po ashtu Kaos në Dublin pas sulmit të armatosur - protestuesit djegin autobusë, tramvaje dhe automjete

Edhe pse pas sulmit filluan trazirat në Dublin të shkaktuara nga informacionet e pakonfirmuara se sulmuesi ishte emigrant, faqja GoFundMe filloi një fushatë bamirësie për emigrantin brazilian, në të cilën deri më tani janë mbledhur 320 mijë euro.

Në fushatën e dytë, 81 mijë euro u mblodhën për punëtoren e çerdhes që mbronte fëmijët dhe ndihmoi në parandalimin e sulmuesit që të arrinte tek ata.

Ndryshe, policia arrestoi 34 persona pas një trazire gjatë natës në të cilën u thyen xhamat e dyqaneve dhe u dogjën veturat dhe autobusët e policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori