Një tanker me materie kimike është goditur në Oqeanin Indian nga një dron i nisur nga Irani, ka njoftuar ushtria amerikane.

BBC raporton se sulmi ka ndodhur të shtunën. Pentagoni tha se anija Hem Pluto u godit "200 milje detare (370 kilometra) nga brigjet e Oqeanit Indian, transmeton Telegrafi.


Zjarri në anije është shuar dhe nuk ka viktima. Thuhet se Irani nuk e ka komentuar këtë lajm dhe kujton serinë e sulmeve me dronë dhe raketa të kryera së fundmi në Detin e Kuq nga Huthi, rebelë nga Jemeni të mbështetur nga Irani.

2 66

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) theksoi në një deklaratë të veçantë dje se "dy raketa kundër anijeve u gjuajtën në rrugët detare ndërkombëtare në pjesën jugore të Detit të Kuq, nga zonat në Jemen të kontrolluara nga Huthi".

“Asnjë nga anijet nuk u godit nga raketa balistike”, tha CENTCOM.

Deklarata njoftoi gjithashtu se një anije luftarake amerikane që patrullonte ato ujëra, "shkatërroi katër dronë që mbërritën nga zona e kontrolluar nga Huthi i Jemenit" dhe shënjestroi një anije amerikane të paidentifikuar.

3 50

Më vonë të njëjtën ditë, një tanker që transportonte naftë të papërpunuar u godit në pjesën jugore të Detit të Kuq nga një dron i nisur nga Huthi, ndërsa një tjetër u godit për pak.

BBC raporton se rebelët, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, thonë se synojnë anijet e lidhura me Izraelin për shkak të luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Shumë kompani të rëndësishme globale të anijeve kanë pezulluar transportin përmes Detit të Kuq, për shkak të rritjes së rrezikut të sulmeve.

4 36

Pentagoni njoftoi se tankeri “Hem Pluto” në Oqeanin Indian u godit nga një “dron të nisur nga Irani”.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaroi se ishte një "cisternë kimike që lundroi nën flamurin e Liberisë, ka një pronar japonez dhe një operator holandez". /Telegrafi/