LAJMI I FUNDIT:

Një amerikan dhe dy rusë shkojnë së bashku në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Një amerikan dhe dy rusë shkojnë së bashku në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Një amerikan dhe dy rusë kanë fluturuar të premten drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor me një anije kozmike ruse.

Astronauti i NASA-s, Loral O’Hara, dhe dy kozmonautët e Roskozmosit, Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub, u nisën nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan dhe u ulën në stacionin hapësinor pas tri orëve fluturim.


O’Hara do t’i kalojë gjashtë muaj atje, ndërsa Kononenko dhe Chub do të qëndrojnë një vit.

Kjo treshe duhej të fluturonte drejt stacionit hapësinor pranverën e kaluar, por kabina e tyre nevojitej si zëvendësuese për një ekuipazh tjetër. Ai ekuipazh – e përbërë po ashtu nga dy rusë dhe një amerikan – do të kthehet në shtëpi në fund të këtij muaji.

Qëndrimi i tyre në stacionin hapësinor u zgjat nga gjashtë muaj në një vit, kur kabina e anijes kozmike Soyuz pësoi një rrjedhje në mekanizmin e ftohjes sa ishte e parkuar në stacion.

Ky është fluturimi i parë në hapësirë për O’Haran dhe Chub, derisa për komandantin e misionit, Kononenko, ky është fluturimi i pestë.

Ata iu bashkohen shtatë banorëve të stacionit nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Danimarka dhe Japonia.

Në fund të qëndrimit të tij njëvjeçar, Kononenko do ta vendosë një rekord të ri për kohën më të madhe të kaluar në hapësirë, më shumë se një mijë ditë.

Uashingtoni dhe Moska e kanë ruajtur bashkëpunimin hapësinor, megjithëse marrëdhëniet mes tyre prekën pikën më të ulët në dekadat e fundit për shkak të luftës në Ukrainë, me astronautët që kanë qëndruar së bashku në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, si dhe kanë fluturuar së bashku.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar si pjesë e programit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për fluturime, tre kozmonautë rusë do të fluturojnë me anijen kozmike të Shteteve të Bashkuara, Dragon, dhe tre astronautë amerikanë me anijen kozmike ruse, Soyuz MS, gjatë viteve 2022-2024.

Rusia ka thënë se do të heqë dorë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, dhe se do ta themelojë stacionin e vet hapësinor të pavarur në të ardhmen, megjithëse ende janë duke u diskutuar planet për atë se si dhe kur do të ndodhë kjo.

Programi hapësinor i Rusisë pësoi goditje të rënë muajin e kaluar, kur anija kozmike pa pilot, Luna-25, u rrëzua në tentim për të zbarkuar në polin jugor të Hënës, tri ditë para se India ta dërgonte me sukses anijen e vet kozmike, Chandrayaan-3. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori