Afaristi rus, Sergey Samsonenko ka blerë aksione në kombinatin e prodhimeve ushqimore në Tetovë, ''Zhito Pollog'', duke siguruar 6,52% të aksioneve.

Sipas javores Fokus, të dhënat janë siguruar nga Depozitimi qendror i letrave me vlerë. Besohet se aksionet janë ble nga Nenad Josifoviq, i cili nga 18,99% të aksioneve, tani ka 12,47%.


Rënie të aksioneve në ''Zhito Pollog ka edhe të Çllatko Piruze, i cili tani ka 15%, nga 19% sa kishte para një jave.

Është intersante të përmendet fakti se në këtë kombinat, aksione ka edhe firma Sofija Gradba, pronar i së cilës është Jordan Mijallkov, djali i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov./Telegrafi/