LAJMI I FUNDIT:

Një aeroplan ushtarak amerikan fluturon përmes ngushticës së ndjeshme të Tajvanit

Një aeroplan ushtarak amerikan fluturon përmes ngushticës së ndjeshme të Tajvanit

Një aeroplan patrullues i Marinës së SHBA kaloi tranzit në ngushticën e Tajvanit të martën “në hapësirën ajrore ndërkombëtare”.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tha flota e 7-të e SHBA në një deklaratë, duke shtuar se ajo demonstroi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur.

Anijet ose aeroplanët ushtarakë amerikanë kalojnë përmes ose mbi rrugë ujore të ndjeshme që ndan Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike nga Kina rreth një herë në muaj, në misione që gjithmonë zemërojnë Pekinin.


Kina pretendon sovranitetin mbi Tajvanin dhe thotë se ka juridiksion mbi ngushticën.

Por Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë, duke thënë se ngushtica e Tajvanit është një rrugë ujore ndërkombëtare.

Flota e 7-të e Marinës së SHBA tha se një aeroplan patrullimi detar P-8A Poseidon kishte fluturuar përmes ngushticës.

“Duke operuar brenda ngushticës së Tajvanit në përputhje me ligjin ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara mbrojnë të drejtat dhe liritë e lundrimit të të gjitha kombeve”, thuhet në një deklaratë.

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga ministria e mbrojtjes e Kinës.

Në prill, ushtria e Kinës tha se dërgoi aeroplanë luftarakë për të monitoruar dhe paralajmëruar një Poseidon të marinës amerikane në ngushticën e Tajvanit, një mision që u zhvillua vetëm disa orë pas një telefonate midis shefave të mbrojtjes kineze dhe amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Bota islame ka dështuar ta mbrojë Palestinën", Erdogan me 'zemër të thyer' flet për masakrat në Gaza

Botë
Dalin pamjet, policia ruse kap burra në palestra fitnesi dhe i dërgon në luftë

Dalin pamjet, policia ruse kap burra në palestra fitnesi dhe i dërgon në luftë

Botë
Një politikan amerikan shkoi në vijën e frontit në Ukrainë, i shkroi një mesazh Putinit në raketë

Një politikan amerikan shkoi në vijën e frontit në Ukrainë, i shkroi një mesazh Putinit në raketë

Botë

"Fjalët e Putinit nuk besohen" - Rusia vazhdon sulmet në Ukrainë pavarësisht shpalljes së armëpushimit

Evropa
Aksident i rëndë në Bosnje: Vdes deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

Aksident i rëndë në Bosnje: Vdes deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

Bosnja
Ushtari rus para dronit ukrainas - shikoni se si lutet për mëshirë

Ushtari rus para dronit ukrainas - shikoni se si lutet për mëshirë

Evropa
Kalo në kategori