LAJMI I FUNDIT:

Një aeroplan rus arrin në Venezuelë ‘për të hequr arin me vlerë 840 milionë dollarë nga banka qendrore’

Një aeroplan rus arrin në Venezuelë ‘për të hequr arin me vlerë 840 milionë dollarë nga banka qendrore’

Një aeroplan i llojit Boeing 777, që mbante vetëm dy anëtarë të ekuipazhit dhe pa pasagjerë, u ul në Karakas, thuhet se mbante 20 ton ari nga Banka Qendrore e Venezuelës të cilat supozohet se do t’i barte jashtë vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i kompanisë Nordwind Airlines udhëtoi të hënën nga Moska në Karakas, pavarësisht faktit se kompania e udhëtimit komercial nuk ofron ndonjë fluturim nga Rusia në Venezuelë.

Ndërkohë Qeveria e Venezuelës ka mohuar se ka një aeroplan rus në aeroportin ndërkombëtar Simon Bolivar dhe ministria e jashtme e Rusisë tha se nuk ka informacion për aeroplanin.


Maduro: Trump i tha qeverisë kolumbiane dhe mafisë për të më vrarë
Lexo po ashtu Maduro: Trump i tha qeverisë kolumbiane dhe mafisë për të më vrarë

Ndërsa deputeti venezuelian Jose Guerra, ish-kreu i kërkimeve në Bankën Qendrore, pretendon se aeroplani në fjalë kishte marrë përsipër të “shpëtojë” ari në vlerë prej 840 milionë dollarë, por nuk ofroi dëshmi konkrete për të mbështetur pretendimet e tij.

Ndryshe, presidenti Nicolas Maduro ka pohuar se Donald Trump ka urdhëruar qeverinë kolumbiane dhe mafien që ta vrasin atë, pasi një aeroplan misterioz rus ka aterruar në Venezuelë këtë javë “për të nxjerrë arin nga banka qendrore”.

Maduro ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se presidenti amerikan ‘i dha urdhër Kolumbisë për të më vrarë’ dhe se nëse diçka i ndodh atij ‘Donald Trump do të jetë përgjegjës’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori