LAJMI I FUNDIT:

Një aeroplan përfshihet nga zjarri në Korenë e Jugut, autoritetet evakuojnë 169 pasagjerë dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit

Një aeroplan përfshihet nga zjarri në Korenë e Jugut, autoritetet evakuojnë 169 pasagjerë dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit

Katër persona janë lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një aeroplan të mbushur me pasagjerë në Korenë e Jugut – disa javë pasi një tjetër katastrofë aeroplani në Korenë e Jugut la 179 të vdekur.

Pamjet e tmerrshme tregojnë flakët dhe tymin që burojnë nga Airbus në aeroportin ndërkombëtar Gimhae në Busan, ndërsa pasagjerët përpiqen të dalin nga aeroplani, transmeton Telegrafi.

Ndonëse fillimisht nuk u raportua për viktima, shërbimet zjarrfikëse kanë konfirmuar se katër pasagjerë kanë pësuar lëndime jo të rrezikshme për jetën – teksa po luftonin për të frenuar zjarrin që shpërtheu në bishtin e aeroplanit sot.


Aeroplani i Air Busan shpërtheu në flakë rreth orës 22:26 me orën lokale, duke detyruar 169 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit në bordin e fluturimit për në Hong Kong, të evakuohen në një rrëshqitëse të fryrë me ajër.

Shërbimet e urgjencës thanë se zjarri filloi pak çaste para nisjes dhe u përhap me shpejtësi në trupin e aeroplanit.

Ndërsa shërbimet e urgjencës besojnë se të gjithë 176 personat në bord u shpëtuan, ata thanë se ishin ende në kërkim të njerëzve brenda aeroplanit ‘për çdo rast’.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje në orën 22:34 dhe kanë fikur plotësisht zjarrin në orën 23:31.

Aeroplani është një model Airbus A321, sipas të dhënave të gjurmimit të FlightRadar23.

Prodhuesi i aeroplanëve Airbus tha se është në dijeni të raporteve në lidhje me incidentin, dhe se është duke u lidhur me Air Busan.

Linja ajrore Air Busan është pjesë e Asiana Airlines, e cila në dhjetor u ble nga Korean Air. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte  takimi zgjidhjen e problemeve reale

Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte  takimi zgjidhjen e problemeve reale

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Zelensky: Ata që duan negociata nuk i godasin njerëzit me raketa

Zelensky: Ata që duan negociata nuk i godasin njerëzit me raketa

Botë
Kalo në kategori