Raportet fillestare tregojnë se një aeroplan trajnimi i Forcave Ajrore Polake M-346 u rrëzua në një aeroport në Babie Doly, Gdynia, Poloni.

Ky fluturim thuhet se ishte në lidhje me festimin e nesërm të 30-vjetorit të Brigadës së Aviacionit Detar Polakë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Dhe pamjet e marra nga dëshmitarët okularë thuhet se tregojnë aeroplanin në një “zhytje dhe një përpjekje për rikuperim” përpara se të përplasej në tokë.

Piloti nuk duket se është hedhur dhe supozohet i vdekur.

Deri më tani, qeveria polake nuk ka bërë asnjë deklaratë publike. /Telegrafi/