LAJMI I FUNDIT:

Një 20 vjeçar kërcen te binarët e metrosë në Çikago për të shpëtuar burrin që kishte rënë në hekurudhën e elektrizuar – si shpërblim, fiton një veturë

Një 20 vjeçar kërcen te binarët e metrosë në Çikago për të shpëtuar burrin që kishte rënë në hekurudhën e elektrizuar – si shpërblim, fiton një veturë

Një 20-vjeçar nga Çikago po konsiderohet si një hero pasi ai u hodh në aksion për të shpëtuar jetën e një burri që ra në hekurudhën e elektrizuar të metrosë, potencialisht vdekjeprurëse.

Anthony Perry, 20 vjeç, u nderua në një ceremoni të mërkurën nga një udhëheqës i komunitetit lokal, i cili i dha atij një makinë të re për heroizmin e tij, përcjell Telegrafi.

Dhe Perry ka rrëfyer momentin kur i shpëtoi jetën burrit: “Nuk mendoj se po mendoja se çfarë mund të më ndodhte në atë moment. Ndjeva pak tronditje. E ndjeva në të gjithë trupin tim, dhe më pas nuk e lashë që të më ndalonte (të veproja)”.


Siç bëjnë të ditur mediat, ngjarja ka ndodhur në orën 15:30 të dielën në stacionin 69th Street Red Line CTA në lagjen Greater Grand Crossing në Çikago.

Sipas autoriteteve në Çikago, burri ra në hekurudhë pas një sherri me një udhëtar tjetër ndërkohë që pamjet tronditëse tregojnë trupin e burrit duke “u dridhur” teksa rryma i përshkon trupin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori