LAJMI I FUNDIT:

Një 17-vjeçar blen fotoksinë dhe i jep fund jetës

Një 17-vjeçar blen fotoksinë dhe i jep fund jetës

Fiks Fare ka bërë publik rastin e një 17-vjeçari, i cili i dha fund jetës me fostoksinë. Motra e të ndjerit ka rrëfyer ngjarjen e rëndë. Sipas saj, i mituri e ka blerë lëndën helmuese pranë konviktit të shkollës, në një farmaci bujqësore.

“E mora në telefon si zakonisht, por m’u përgjigj infermierja, e cila më tha se vëllai im ishte shtruar në spitalin e Beratit. Kur mbërrita e gjeta në gjendje të rëndë. Nga stafi mjekësor mësova se kishte pirë fostoksinë. Helmin e kishte blerë në një farmaci e cila është shumë pranë konviktit të shkollës ku im vëlla ndiqte studimet. Sigurisht që ishte penduar për këtë veprim fatal dhe kërkonte nga mjekët që ta shpëtonin. Por, nuk ia doli”, rrëfen motra e të ndjerit.


Fostoksina shitet pa kurrfarë kriteri dhe mund të rrezikojnë jetë të tjera. Ndaj, familja e të ndjerit ka bërë kallëzim penal për farmacinë bujqësore, pasi pretendojnë se aty është blerë helmi nga ana e minorenit.

“ Unë e pyeta ku e bleve fostoksinën dhe vëllai më tha tek farmacia bujqësorë, në një bidon uji” pohon Myfaretja.

Fiks Fare iu drejtua farmacisë bujqësore së dyshuar nga familjarët e 17-vjeçarit. Para gazetarëve farmacisti rrëfeu se nuk ishte në dijeni nëse e kishte shitur tek minoreni substancën helmuese.

“Unë jam farmaci bujqësore. Jam i licencuar të tregtoj edhe barna me rrezikshmëri të lartë. Nuk e mbaj mend nëse i kam shitur fostoksinë këtij rasti. Edhe mund t’ia kem shitur, ndoshta dhe jo. Kam deklaruar çfarë kisha për të thënë në Prokurori”, shprehet ai.

Raste të shitjes së fostoksinës pa kriter Fiks Fare i ka trajtuar disa herë. Ligji e përcakton qartë se fostoksina është një ‘bar’ me rrezikshmëri të lartë dhe shumë helmues. Edhe në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë dërguar emisionit Fiks Fare për rregullat e shitjes së këtij helmi, sqarohet qartë se shitja e këtij bari u ndalohet personave që nuk janë pajisur me dëshmi të veçantë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori