LAJMI I FUNDIT:

Nivelet e lumenjve në Maqedoni, nën mesataren e muajit dhjetor

Nivelet e lumenjve në Maqedoni, nën mesataren e muajit dhjetor

Niveli i ujit në lumenjtë e Maqedonisë janë nën mesataren e muajit dhjetor, përveç se në lumenjtë Vardar në Veles dhe Drini i Zi në Llozhan.

Gjendja hidrologjike javore tregon se nën nivel janë edhe ujërat e lumit Vardar në të gjitha stacionet tjera të matjes, si dhe në lumenjtë Treska, Pçinja, Bregallnica, Strumica, Sateska, Kriva Reka dhe Radika. Thuajse dyfish është zvogëluar niveli i ujit në Lumin e Zi.


Te liqenet, mbi mesataren e muajit dhjetor është vetëm niveli i Liqenit të Dojranit, ndërsa afër mesatares së dhjetorit janë në Liqenet e Ohrit dhe Prespës./Telegrafi/