LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Popull, deputetët i marrin 2,000 euro në muaj, prandaj nuk votojnë që ju t’i merrni paratë tuaja nga Trusti

Nitaj: Popull, deputetët i marrin 2,000 euro në muaj, prandaj nuk votojnë që ju t’i merrni paratë tuaja nga Trusti

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka thënë se deputetët të cilët nuk e votojnë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike i kanë punët e veta mirë, pasi i marrin nga 2,000 euro në muaj.

Nitaj në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se qytetarët duhet ta mendojnë mirë se cilin deputet e votojnë në zgjedhjet e ardhshme.


“O popull, ata deputetë që nuk po votojnë që ju t’i merrni paret e juaja nga Trusti për hall, vet i kanë qitë pun’t n’dyzen e i marrin nga 2 mijë euro muaj për muaj.  Gjeni kush janë e kur të votoni tjetër herë mendoni dy here”, ka shkruar Nitaj.

Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovës të enjten, për herë të dytë nuk arriti të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se kjo pikë do të shtyhet për seancën e ardhshme plenare.

Votimi i këtij projektligji do t’iu mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori